TIRANE, 30 qershor /ATSH/ -Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet i kthjellët dhe i nxehtë me vranësira mesatare kalimtare në relievet malore nga orët e mesditës deri ato të pasdites.

Në këto orare shi i izoluar në relievet e larta malore në lindje të territorit.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim e lehtë e mesatare në bregdet e pasuar nga valëzim i forcës 0-1 ballë.

Temperaturat parashikohen: 

 QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër21/36diell
Kukës17/35diell re
Lezhë19/36diell
Dibër16/33diell re
Durrës20/33diell
Tiranë22/36diell re
Elbasan20/37diell re
Berat18/38diell re
Vlorë21/35diell
Korçë15/32diell re
Gjirokastër17/37diell re
Sarandë18/33diell

 

ATSH