TIRANE, 24 qershor /ATSH/ -Moti sot parashikohet me kthjellime e zhvillime vranësirash mesatare e të dendura në zonat malore e kodrinore në mesditë deri në orët e pasdites.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se do të ketë shi përgjatë maleve, ndërsa në verilindje-juglindje dhe pjesërisht në qendër, përkohësisht parashikohen shtrëngata shiu të izoluara me rrufe.
Era do të fryjë me drejtim Verilindje – veriperëndim 1-10m/sek. Përgjatë vijës bregdetare deri në 15-18m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 18/30 | Diell re |
Kukës | 16/24 | Diell shi |
Lezhë | 18/32 | Diell re |
Dibër | 15/24 | Diell shi |
Durrës | 17/29 | Diell re |
Tiranë | 19/31 | Diell re |
Elbasan | 18/32 | Diell shi |
Berat | 17/30 | Diell shi |
Vlorë | 17/29 | Diell shi |
Korçë | 15/25 | Diell shi |
Gjirokastër | 16/31 | Diell shi |
Sarandë | 17/27 | Diell re |
ATSH