Sot dhe nesër moti parashikohet kryesisht i kthjellët përgjatë vijës bregdetare.
Vranësirat do të bëhen prezente në orët e mesditës përgjatë relieveve malore duke u pasuar nga reshje shiu të karakterit lokal.
Era do të jetë nga veriperëndimi 1-8m/s, e cila hera-herë përgjatë vijës bregdetare do të fitojë intensitet deri në 15m/s
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
-në bregdet: 20 / 33°C
-në vendet e ulëta: 18 / 36°C
-në vendet malore: 15 / 31 °C