ATSH/ Për situatën e epidemisë ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu u shpreh se po planifikohet që nga data 18 Maj të mbyllet si spital COVID spitali “Shefqet Ndroqi”.
Sipas saj, pavarësisht se ka ulje të numrave, strukturat e shëndetësisë janë në alert.
“Jemi në hapat e fundit për të krijuar mundësinë e optimizimit të strukturës së ish-kirurgjive në QSUT në rast se do të nevojitet për trajtimin e pacientëve me COVID. Aktualisht forcat janë përqendruar në QSUT. Jemi duke menduar mbylljen e COVID2 nga data 18 maj. Ndërkohë që struktura e COVID3 do të jetë shumë shpejt gati, për të përqendruar në QSUT trajtimin e pacientëve. Pavarësisht se kemi ulje në numra, të gjithë strukturat e shëndetësisë janë në gatishmëri”, tha Manastirliu. z.tosku/j.p/