Një grua ka shpëtuar mrekullisht në Spanjë pas 72 orësh, pasi kishte mbetur e bllokuar në makinën e përmbytur nga uji, në një nënkalim.

 

 

“Pas tre ditësh, gjetëm dikë të gjallë në makinë”, u tha vullnetarëve të shtunën Martín Pérez, kreu i shërbimit të mbrojtjes civile të Valencias.

 

Pérez më vonë shpjegoi për faqen lokale të lajmeve Levante se, ndërsa përmbytjet kaluan nëpër rajon, makina e gruas ishte në mesin e shumë të shpërndara nga rrymat e egra.

 

 

Ajo kishte përfunduar në një nënkalim në komunën e Benetússer, e bllokuar brenda një makine që ishte varrosur në një grumbull automjetesh të tjera.

 

Shërbimet e urgjencës po punonin afër të premten kur dëgjuan thirrjet “Doktor, doktor”. Ata nxituan drejt vendit nga ku dukej se vinte zëri, shkruan The Guardian, duke e gjurmuar zërin brenda një grumbulli makinash.

 

Pas orëve të kaluara duke pastruar automjetet dhe mbeturinat që bllokuan rrugën e tyre, shpëtimtarët arritën të nxirrnin gruan, e më pas dërguan në spital.

 

Mediat spanjolle e përshkruan shpëtimin e saj si një “mrekulli”, një rreze shprese mes një panorame gjithnjë e më të shkretë.

 

Të paktën 217 persona humbën jetën nga shirat e rrëmbyeshëm të së martës, ndërsa numri i të zhdukurve mbetet enigmë.

 

Top Channel