Që nga kjo javë, qytetarët për t’u pajisur me pasaportë të re biometrike apo ID, mjafton të logohen në e-Albania dhe aty plotësojnë formularin dhe rezervojnë orën dhe datën e aplikimit.
Zv.ministrja e Brendshme, Rovena Vodo së bashku me drejtorin e Përgjithshëm të Gjendjes Civile, Bledar Doracaj dhe nëndrejtorin për Rendin në DVP Tiranë, Dhimitraq Ziu ishin në Zyrën e Shërbimeve në Komisariatin Nr. 3 ku inspektuan masat e marra për ofrimin online në vijim, të procesit të aplikimeve për pasaporta biometrike dhe karta ID.
“Lehtësi të shtuara për pajisjen me dokumente biometrike, duke u paraqitur vetëm një herë në zyrën e aplikimit”, tha zv.ministrja Vodo.
/gj.mima/j.p/atsh