ATSH/ Në kuadër të situatës së krijuar nga pandemia e COVID-19, në bashkinë Patos po vijon shpërndarja e pensioneve në banesa.

Në një prononcim për ATSH-në, kryetarja e Bashkisë Patos, Rajmonda Balilaj u shpreh se në total janë shpërndarë në banesa 3 100 pensione.

Vetëm gjatë muajit prill, sipas saj, janë shpërndarë 2 382 pensione. Gjithçka po organizohet nga grupet e bashkisë në bashkëpunim me Postën Shqiptare.

Në total, janë ngritur 22 grupe pune nga bashkia Patos për mbulimin e të gjithë pensionistëve me këtë shërbim në banesë.

Procesi i shpërndarjes së pensioneve në shtëpi ka nisur nga Posta Shqiptare në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe për t’u ardhur në ndihmë pensionistëve.

Në kuadër të situatës së krijuar prej COVID-19, qeveria mori masat që pensionistët dhe të moshuarit të mos lëviznin prej banesave të tyre, duke dërguar edhe pagesat e pensioneve pranë banesave të tyre./m.m//a.a/