TIRANË, 24 qershor/ATSH/ Në bashkinë e Patosit po vazhdojnë me intensitet punimet për rikonstruksionin e shkollës “Mustafa Matohiti”, e cila do të ketë gjithë infrastrukturën moderne të një objekti arsimor me kushte bashkëkohore.
Godina është rikonceptuar me infrastrukturë moderne të një objekti arsimor me kushte bashkëkohore, me një palestër të re, klasa e laboratorë me mjetet e nevojshme, një kënd mësimdhënie për gjimnastikën dhe një hapësirë jashtë godinës totalisht të rikonceptuar dedikuar banorëve të zonës, për t’a kthyer këtë shkollë në një qendër komunitare që do t’i shërbejë të gjithëve.
Bashkia e Patosit e cilëson një nga investimet më të mëdha në infrastrukturën arsimore e cila së shpejti do të jetë gati jo vetëm si shkollë, por edhe si qendër komunitare.
Nga një godinë e amortizuar, kjo shkollë do të ketë tani një godinë të standardeve bashkëkohore.
ATSH