PEKIN, 10 qershor /ATSH-DPA/ – Kina nuk pranoi të marrë pjesë në bisedimet e parashikuara tripalëshe për kontrollin e armëve me SHBA dhe Rusinë, deklaroi një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze.
Zyrtarët amerikanë dhe rusë do të takohen në Vjenë më 22 qershor për një raund të ri të kontrollit të armëve.
SHBA shpresonte se Rusia mund ta bindte Kinën të hynte në negociatat për kufizimin e rezervave të armëve bërthamore të tri vendeve.
SHBA është tërhequr vitet e fundit nga disa traktate ndërkombëtare.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Hua Chunying tha se ”Pekini e kishte deklaruar që më parë se nuk do t’u bashkohej këtyre bisedimeve”.
ATSH