U kremtua edhe sivjet festa e Kryeapostujve ne kishen qe mban emrin e tyre ne qytetin e Peqinit. I pranishem ne kremtim ishte Mitropoliti i Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit, Imzot Andoni, se bashku me priftin qe mbulon kete zone, At Petro Halili dhe Dhjakon Spiro Peci. Pervec banoreve vendas dhe femijeve pjese e katekizmit dhe programeve verore te qytetit, kishin ardhur edhe besimtare nga qyteti i Elbasanit per te nderuar keta shenjtore.

Ne fjalen e tij Imzot Andoni u ndal ne kontributin e dy Apostujve qe jane themeli i Kishes te cilin e ngriti Zoti Krisht dhe puna e tyre ungjillezuese mberriti qe ne shekullin e pare ne trevat tona, sic deshmojne jo vetem shkrimet, por dhe monumentet e ndryshme kishtare qe jane zbuluar nga kerkuesit dhe historianet.

Peqini mbart vlera të rralla të trashëgimisë kulturore dhe historike. Pozicioni gjeografik e ka favorizuar që të jetë stacion i rëndësishëm përgjatë vijës Egnatia. Pikë ku ka tranzituar Lindja me Perëndimin.