ATSH-DPA/ – Një tërmet me magnitudë 5.7 ballë goditi një zonë bregdetare në Perunë jugore gjatë orëve të para të mëngjesit, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS).

USGS regjistroi që tërmeti ishte në një thellësi prej 185 kilometrash. Qendra ishte rreth 6 kilometra në veriperëndim të Lampës.

Nuk ka raporte fillestare për lëndime ose dëme.

Peruja ndodhet në Unazën e Zjarrit të Paqësorit, ku është regjistruar afërsisht 90% e aktivitetit sizmik në botë. / /sara/