ATSH-DPA/ – Peruja do ta zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme edhe me 90 ditë dhe do ta konsiderojë sigurimin e oksigjenit për pacientët me COVID-19 si një çështje me interes kombëtar, njoftuan sot mediet lokale.

“Zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme do të fillojë më 10 qershor”, tha agjencia zyrtare e lajmeve, Andina.

Kjo gjendje do të lejojë autoritetet të ndërmarrin veprime të menjëhershme kundër koronavirusit, që ka shkaktuar deri më tani 178 914 raste në shtetin e dytë me numrin më të madh të infektimeve në Amerikën e Jugut, pas Brazilit.

Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 4 894.

Peruja e filloi vendosjen e kufizimeve kundër përhapjes së koronavirusit rreth mesit të muajit mars./ /sara/