TIRANË, 30 qershor/ATSH/ Monitorimi i hapësirave portuale nga Forcat e Sigurisë Portuale Durrës, tashmë do të realizohet përmes një platforme të re, që po implementohet në kuadër të rritjes së kapaciteteve operative dhe forcimit të sigurisë në Port.

Sipas Autoritetit Portual Durrës, platforma e re integron sistemet e sigurisë që ndër vite kanë funksionuar në mbivendosje.

Ajo parashikon module automatike të alertimit të kamerave në terminale, ndjekjen në kohë reale të qarkullimit në tokë dhe në det, dhe përdorimin e aplikacioneve gjeo-lokalizuese për reagim të shpejtë.

Trajnimi i punonjësve të Sallës së re Operative në Portin e Durrësit ka nisur paraditen e së hënës dhe do të vijojë për të gjithë elementet e përcaktuara në planin e sigurisë portuale.

ATSH