Policia e Shtetit në bashkëpunim me SPAK kanë zhvilluar një megaoperacion në disa qytete të vendit ku ka arrestuar policë, biznesmen dhe prokurorin e Kukësit.
Megaoperacioni u shtri në disa qytete, përfshirë Tiranën, Shkodrën e Kukësin, ku janë kryer disa arrestime.
Gazetarja Anila Hoxha bën me dije se në prangat e Policisë së Shtetit ka rënë biznesmeni Pëllumb Gjoka, drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit Xhevahir Lita, Oltian Bistri, specialist i krimeve në volum) i cili ka bërë kërkesë për lirim nga policia), me detyrë ish drejtor i policisë operacionale.
Në pranga ka rënë edhe Ardit Hasanbegaj, ish punonjës policie, përjashtuar në vitin 2022 dhe Edmond Preka. Në kërkim janë shpallur Behar Bajri dhe Asmer Bilali. Burimet e Anila Hoxhës bëjnë me dije se në kërkim janë shpallur edhe Bajrat.
Nga megaoperacioni janë sekuestruar një sërë provash materiale në interes të hetimit si dhe një arsenal armësh, 3 automotike, 6 pistoleta, paruke e maska si dhe një numër fishekësh e krerësh.
Policia nuk ka ende një reagim zyrtar dhe ende nuk dihen rrethanat dhe akuzat ndaj tyre.
Top Channel



























