LISBONË, 5 korrik /ATSH-AFP/ – Vendimi i marrë nga Londra për të përjashtuar Portugalinë nga lista e vendeve, drejt të cilave britanikët do të mund të udhëtojnë pa iu nënshtruar karantinimit pas kthimit të tyre në Angli, është absurde, theksoi qeveria e Lisbonës.

“Çështja e karantinës është absurde”, deklaroi ministri portugez i Punëve të Jashtme, Augusto Santos Silva, në një intervistë për televizionin publik RTP.

Britanikët përbëjnë tregun e parë turistik të Portugalisë, me 2,1 milionë vizitorë në 2019 dhe me shpenzime prej 3,3 miliardë euro.

“Është tmerrshme të krahasosh shifrat e sëmundjes dhe vdekjes, por është absurde që Britania e Madhe vendos një karantinë për pasagjerët që kthehen nga një vend, që sipas të gjithë treguesve të pandemisë, ka rezultate më të mira se Britania e Madhe vetë”, theksoi Santos Silva.

Londra njoftoi se udhëtarët që vijnë në Angli nga më shumë se 70 vende ose territore, përfshirë shumicën e vendeve të Bashkimit Europian, por jo Portugalinë apo Suedinë, do të përjashtohen nga karantina nga 10 korriku.

ATSH