Në një ceremoni të mbajtur në Ministrinë e Brendshme, janë certifikuar punonjës të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, të cilët u trajnuan për 3 javë nga ekspertë të misionit ICITAP.

 

 

Në të mori pjesë edhe e Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn, drejtues e punonjës të AMP-së dhe ICITAP. Trajnimi mbi hetimin e krimeve është kryer sipas një moduli të standardizuar, miratuar edhe nga Prokurori i Përgjithshëm.

 

Në fjalën e saj, diplomatja e ambasadës së SHBA u shpreh se pritshmëritë e shqiptarëve për reformën në drejtësi janë shumë të larta, ndërsa e quajti reformën në drejtësi ‘të pakthyeshme’.

 

 

Diplomarja amerikane dha mesazhe të rëndësishme edhe sa i përket Reformës në Drejtësi, bashkëpunimit të AMP-së me SPAK, apo edhe masakrën e pak ditëve më parë në Shkodër.

 

“Pritshmëritë që publiku shqiptar ka për reformën në drejtësi dhe për punën tuaj dhe kolegëve tuaj janë shumë të larta. Dhe kjo ndodh për shkak se ju dhe kolegët tuaj tashmë keni prodhuar rezultate për ta. Dhe sot, 29 prej jush që po diplomohen, janë gati për ta rritur këtë ndikim. Sa herë takohem me zyrtarë të qeverisë, një nga gjërat që theksoj vazhdimisht është se reforma në drejtësi është e pakthyeshme. Dhe unë e them këtë sepse Shtetet e Bashkuara e besojnë atë dhe besojnë te ju”, tha në fjalim diplomatja e ambasadës së SHBA.tch