TIRANË, 30 qershor /ATSH/- Familja Koci në Baltëz të Fierit, përmes shërbimeve sociale të ofruara nga programi i qeverisë në bashkëpunim me donatorët e huaj, operon tashmë në byrektoren e saj për të nxjerrë të ardhurat e përditshme.
E kthyer nga emigrimi jo shumë kohë më parë, kjo familje ndodhej në udhëkryq për nevoja nga më baziket.
E identifikuar si rast shumë në nevojë nga programi “Askush të mos mbetet pas”, familja u mbështet në disa drejtime kryesore, me asistencë per të aplikuar për ndihmën ekonomike në bashki, këshillim dhe orientim për punësim dhe regjistrim të fëmijëve në shkollë, si dhe mbështetje nëpërmjet skemës së rigjenerimit të të ardhurave për fillimin e biznesit të byrektores.
Kjo ndërhyrje shumë dimensionale bazohet në modelin e shërbimeve sociale të integruara me bazë komunitare që zbaton qeveria shqiptare në bashkëpunim me Agjencinë për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara dhe Fondacionin “Ndihmë për Fëmijët” që ofron një qasje gjithëpërfshirëse dhe koordinim të përpjekjeve të të gjithë aktorëve lokal per t’u ardhur në ndihmë familjeve dhe individëve në nevojë.
PNUD bën të ditur se deri tani, në bashkëpunim me pushtetin lokal, janë mbështetur rreth 254 familje rome dhe egjiptiane në bashkitë e Fierit, Lezhës dhe Fushë-Krujës, dhe është kontribuar në integrimin e rreth 300 fëmijëve në sistemin shkollor.
“Askush Të Mos Mbetet Pas/Leave No One Behind” është një Program i Përbashkët i Kombeve të Bashkuara në Shqipëri që mbështet nga Qeveria Zvicerane.
ATSH