Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja priti në zyrën e tij përfaqësues të Opec Fund for Development dhe Autoritetit Rrugor Shqiptar.
Z.Llatja së bashku me përfaqësuesit diskutuan mbi mundësitë e financimit të projektit të By-Pass-it të Elbasanit.
Sipas kryebashkiakut Llatja, ky është një investim strategjik që do të lehtësojë qarkullimin, do të reduktojë kohën e udhëtimit dhe do të rrisë efikasitetin e transportit në rajon.
Bypass-i Elbasanit është një aks i rëndësishëm, në drejtim të lëvizjes së qytetarëve dhe mallrave, pasi lidh 2 arteriet e korridorit VIII që aktualisht janë në ndërtim.
Gjithashtu, ndërtimi i tij parashikohet të ulë ndjeshëm trafikun që krijohet nga Tirana për në Elbasan apo në drejtimin e kundërt.
Edlira Xherri Elbasaninews.al