Një grup shqiptarësh të dënuar në burgun e Patras në Greqi, kanë shkruar në “Ti Raporton” në Top Channel, ku tregojne se po zhvillojnë një protestë, pasi sipas tyre ata janë dënuar më shume se sa e parashikon kodi penal grek për veprat penale që kanë kryer.

Ata thonë që janë dënuar në shkallët e para të gjyqësorit grek, por nuk po zhvillohen seancat në apel, nisur edhe nga pezullimi i proceseve për shkak të pandemisë.

BURRI I PARË PA MASKË

Pyetje: Keni tre ditë që protestoni më thatë dhe nuk po bëni asnjë punë në burg. Aryseja?
Përgjigja: Logjike. Nuk është burg ky. Nuk kemi asnjë që të na ndihmojë. Qeveria greke nuk ka fonde, na kanë lënë në mëshirë të fatit. Konsullata, shteti shqiptar nuk përgjigjet. Që kështu ne detyrimisht, përpiqemi që zëri ynë të dëgjohet më tutje. Ta dëgjojnë edhe familjet tona.
Pyetje: Saktësisht çfarë kërkoni ju?
Përgjigja: Saktësisht kërkojmë që ligjet e rregullta që janë, të bëhen apelet, sepse janë të detyruara dhe ata po bëjnë gjyqe që të fusin njerëz në burg, apele nuk po bëjnë. Të bëhen apelet, që të ikin njerëzit në shtëpitë e tyre. Unë e kam bërë burgun tim, e kam nxjerë burgun tim.

BURRI I DYTË PA MASKË

Pyetja: Sa kohë ke që je në burg?
Përgjigja: Tani jam katër vite e gjysmë. Isha edhe gjashtë më përpara.
Pyetja: Sa herë në këto katër vite e gjysme, keni dalë në apel, keni bërë kërkesë për të dal në apel?
Përgjigja: Unë kam tani në maj që kam tre gjykata, që i kam për apel. I kam të treja tani, janë në maj, dhe nuk bëhen. Kam vajtur dy tre herë të tjera dhe më kanë dhënë shtyrje.
Pyetja: Nuk bëhen për shkak të situatës së koronavirusit apo jo?
Përgjigja: Jo, koronavirusi tani doli. Këto në maj po , po më përpara para gjashtë muajsh,
na jepnin shtyrje.

BURRI I TRETË ME MASKË

Pyetja: Sa ditë do e vazhdoni protestën?
Përgjigja: Protesta, në këtë mënyrë paqësore, duke ndaluar vetëm nga puna, do të vazhdojë deri në datën 27. Në datë 27 do flas qeveria greke, dhe nëse nuk bën ato që tha vet, pra nuk i bën realitet, nga data 27 deri në datën 4 maj, do të fillojmë grevë urie. Nga data katër, deri në 11 maj do të fillojmë grevë të prerë, as ujë, as kafe asgjë, se deri tani, kemi biseduar dhe kemi vënë një rregull, që nuk do të shkruhen, ujë, kafe, çaji, sheqeri, gjera që pihen, që të mund të mbahemi gjallë.

Top Channel