Posta e Kosovës promovoi pullën postare “Dua Lipa” me praninë e vetë këngëtares që ndodhet në Kosovë për Sunny Hill.

 

 

“Është një nder i madh për mua ky moment, nuk kam fjalë. Do të vazhdoj të punojë në çfarëdo mënyre që mundem që ta ngre Kosovën sa më lart”, tha Lipa.

 

Fakete Kadiu, ushtruese e detyrës së kryshefes ekzekutive e Postës së Kosovës, ka treguar arsyet e dedikimit të kësaj pulle postare këngëtares Dua Lipa.

 

 

“Jemi të vetëdijshëm që Dua Lipa ka marrë shumë shpërblime me renome botërore, por kësaj radhe Dua shpërblehet me një shpërblim të veçantë. Nga sot, Dua do të jesh pjesë e një periudhe zhvillimore të Republikës së Kosovës përmes pullës postare, simbolit të shtetësisë”.

 

Të premten, presidentja Vjosa Osmani e nderoi këngëtaren me titullin ambasadore nderi e Republikës së Kosovës.

 

 

 

Top Channel