Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e shoqëruar nga kryetari i bashkisë së Elbasanit dhe deputetët e qarkut, kanë inspektuar ambulancën e lagjes “Skënderbej” në periferi të qytetit, e cila është rehabilituar në kuadër të programit të 300 qendrave shëndetësore. Manastirliu nga Elbasani bëri me dije se ky program do të vijojë edhe me të tjera qendra shëndetësore dhe ambulanca, për të përmbyllur gjithë investimin e kujdesit parësor në gjithë Shqipërinë.

Kryebashkiaku Gledian Llatja shprehu gadishmërinë e tij, ndërkohë që vuri theksin tek prioritetet e kujdesit të njëjtë si në endër të qytetit, ashtu edhe në lagjet periferike.

Duke shprehur mirënjohjen për mjekët dhe infermierët e kujdesit parësor, Manastirliu tha se mjekët e familjes po ndjekin me shumë rigorozitet edhe rastet e prekura me COVID-19.

Në ambulancën e lagjes “Skënderbej” janë rreth 7800 banorë që marrin shërbim, e cila është pjesë e rrjetit të ambulancave të qendrës shëndetësore nr.2. Në të gjithë qarkun e Elbasanit janë rikonstruktuar prej vitit 2018 me investim nga buxheti i shtetit 17 qendra shëndetësore dhe ambulanca.