ATSH/ Zv/kryeministri Erion Braçe ka sjellë shembullin e gjysh Markut dhe Ervisit , të cilët kanë ngritur në Kemishtaj të Divjakës biznesin e tyre, të Qilimit të blertë.

“Qilimi i blertë është markë në treg! Gjysh Marku është origjina e gjithçkaje, Ervisi e ndjek në çdo gjë! E pa në Angli 7 vite më parë dhe vendosi ta bëj në tokën e tij në Kemishtaj, Divjakë. Prej kur vendosi të bëj këtë, shumë mund, djersë, sakrifica, punë plot pasion është investuar në këto toka, të cilat prodhojnë tapetet e barit më të mira në Shqipëri”, është shprehur Braçe.

“Kudo, në oborre vilash, restorantesh, hotelesh, lulishte që shoqërojnë urbanizimin, kudo ku ka gjelbërim, gjen qilimin e blertë të gjysh Markut dhe Ervisit, punëtorëve që punojnë me ta”, ka theksuar Braçe.

“Super punë e super cilësi! Por përtej kësaj, pasioni i një 70 e kusur vjeçari sfidon këdo, pasioni për punën çdo ditë, pa humbur asnjë minutë, madje duke përdorur çdo minutë për të ndjekur prodhimin në fushë-çdo fije bari, për të përmbushur çdo kontratë kudo!”, ka shtuar Braçe.

“Pasioni i tij ka bërë bashkë të rinj të zotë që merren me tapetet e barit! Pasioni i tij i ka bërë të vetmit dhe të mëdhenj në këtë vend! Qilimi i Blertë është produkti i tyre! Cilido që ka gjetur zgjidhje tek ky produkt, duhet të di se gjysh Marku është aty! Ja që kafeneja nuk të jep emër, nuk është punë të rrish aty, ndaj të mungojnë përherë të ardhurat!”, ka nënvizuar Braçe. /a