TIRANË, 18 tetor/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se qeveria ka bërë gati bonusin e fundvitit për pensionistët.

Në një takim me përfaqësues të sektorëve të ndryshëm në Përmet, Rama u ndal te masat që po merr qeveria për të luftuar inflacionin e luftës.

“Kemi indeksuar 2 herë pensionet dhe sot kemi rritje si asnjëherë më parë me 10%, por nuk mjafton. Kemi bërë gati bonusin për pensionistët në prag të fundvitit”, tha Rama.

Po ashtu, ai theksoi se do të bëhet zerimi i taksës për të gjitha pagat deri në 500 mijë lekë, jo vetëm përgjysmim por zerim.

Të gjitha këto, sipas Kryeministrit, “nuk e zhdukin inflacionin nga sytë tanë por e zbusin efektin e tij”.