Edhe një herë, Rama tha se nuk ka pyll pa derra dhe se mjekët janë heronj.

Ai u ka kthyer përgjigje pjesës më të madhe të komentuesve, të cilët sillnin në vëmendjen skandalin, ku sanitarja e spitalit “Shefqet Ndroqi”, i mori 8 milionë lekë të vjetra vajzës së një paciente me Covid-19.

Sipas Alldervishaj, paratë i ndante me mjekët dhe infermierët që kujdeseshin për nënën e saj.

“Ti dhe kushdo flet si ti u merr te keqen mjekeve e infermiereve! Pyll pa derra nuk ka dhe as nje e as dhjete te korruptuar, nuk e bëjnë me pak heroike sakrificen e mijera mjekeve e infermiereve”,- i përgjigjet Rama njërit prej komentuesve.

rama_1.png

rama_2.png

rama_3.pngNewsbomb