Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sot drejtpërdrejt pyetjeve të adresuara në platformat sociale, nga Berlini ku Shqipëria mban Vendin e Nderit për vitin 2025, nën sloganin “Albania All Senses”.

Rama u shpreh se, stenda e Shqipërisë është e jashtëzakonshme, është një hapësirë gjigante 800 m2 në qendër të panairit të Berlinit.

“Mbrëmja e djeshme ka qenë realisht një goditje shumë në shenjë të vëmendjes”, tha kryeministri, teksa falënderoi gjithë ekipin që u angazhua me shumë përkushtim.

Rama falënderoi të gjithë ata që erdhën nga Shqipëria në Berlin dhe shkëlqyen me performancat e tyre, por shtoi ai, “shkëlqyen edhe mbrapa kuintave, mbrapa skenës dhe ishin tamam “sahat zvicerian”. Bravo, bravo, bravo, një paraqitje  e shkëlqyer e Shqipërisë!”.

“A e imagjinoni dot këtë vetëm disa vite më parë?”, pyeti kreu i qeverisë.

“Jo vetëm i Shqipërisë, por të gjitha këto vendet e nderit më përpara i kemi “mbytur” më përpara, i kemi “mbytur” kësaj radhe ne. Për shembull, vjet ishte Gjeorgjia”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se, “kur kemi ardhur vjet që kemi bërë gjithë ato biseda na shihnin akoma me një lloj skepticizmi gjermanët”.

 

Por, shtoi kreu i qeverisë, “nga ana tjetër është imazhi që ka ndryshuar shumë dhe mbrëmë ka marrë një formë shumë të plotë edhe në aspektin e proceseve të tjera, të respektit të dinjiteti, të anëtarësimit në BE, patjetër. Është pak por e sigurt që përmes turizmit disa vende përpara nesh e thyen akullin dhe kapërcyen malin e paragjykimeve që për ne ka qenë vargmal nuk ka qenë mal”.

 

/r.e/atsh