ATSH – I. Vata-/ Punimet në rrugën “Miqësia” në Durrës po vijojnë me ritme të larta.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga punimet që po kryhen në këtë aks, i cili lidh lagjen e re të Rilindjes pas tërmetit në Spitallë me qytetin.

“Vijon puna për rrugën “Miqësia” në Durrës, një aks i rëndësishëm i cili do të lidhë lagjen e re të Rilindjes pas tërmetit në Spitallë me qendrën e qytetit”, shkruan Rama.

Lagjja e re e Spitallës ka rreth 1000 apartamente, shkollë, kopsht, çerdhe, qendër shëndetësore.

Rruga “Miqësia” është aks i ri lidhës me qendrën e Durrësit, për plot 4 mijë banorë në Spitallë.