Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga klubi turk Çorum, ku aktivizohet aktualisht mesfushori shqiptar. Përmes një postimi në rrjetet sociale, klubi i ka uruar sukses Ramadanit me fanellën e Kombëtares.
Shqipëria do ta nisë këtë edicion të Ligës së Kombeve më 26 shtator, në stadiumin “Air Albania”, ku do të përballet me Bjellorusinë.
Tre ditë më vonë, më 29 shtator, kuqezinjtë do të luajnë në transfertë ndaj San Marinos, ndërsa më 3 tetor do të përballen me Finlandën.
Ndeshja e radhës do ta rikthejë Kombëtaren në Tiranë, më 6 tetor, për sfidën ndaj San Marinos, përpara tifozëve kuqezi.
Ramadani pritet të jetë pjesë e skuadrës së drejtuar nga Maran, teksa kuqezinjtë synojnë një paraqitje sa më të mirë në këtë edicion të Ligës së Kombeve.
/e.i/a.f/



























