Media braziliane ‘Globoesporte’ përmes një sondazhi ka ftuar tifozët brazilianë të zgjedhin njëmbëdhjetëshen më të mirë të Real Madridit të shekullit 21.
Cristiano Ronaldo ka marrë vota si më i miri i Los Blancos.
Portugez kryeson listën me më shumë se 29,000 vota, pas tij më të votuarit janë Zidane (pak më shumë se 27,000) dhe Sergio Ramos (27.500), transmeton Gazeta Express.
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2020/04/forma-444x600.jpg)
Pas 11 më të mirëve vijnë; Marcelo, Míchel Salgado, Toni Kroos, Hierro, Casemiro, Modric dhe gjithashtu Kaká.
Karim Benzema nuk është vlerësuar në këtë rast, tifozët brazilianë nuk e përfshijnë atë as ndër 20 më të mirët në historinë e fundit të Real Madrid. /Gazeta Express/