ATSH – I. Vata/-Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri tha sot se në mbledhjen e 6 majit do informojmë anëtarët e komisionit për ecurinë e deritanishme të procesit, duke shtuar se pret që bashkë me opozitën jashtëparlamentare të rifillojë sa më shpejt puna për të arritur dakordësi.
Gjiknuri shprehet se “bashkë me kolegen Hajdari do të informojmë në 6 Maj anëtarët e Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore për ecurinë e deritanishme të dialogut në tryezën politike dhe punën e bërë nga ekspertët”.
Po ashtu, Damian Gjiknuri tha se në Këshillin Politik pret të rifillojë dakordësinë me opozitën jashtëparlamentare.
“Pa humbur kohë, në kuadër të Këshillit Politik, pres që bashkë me opozitën jashtëparlamentare të rifillojmë sa më shpejt punën për të arritur dakordësi mbi çështjet e mbetura pezull në zbatim të rekomandimeve të OSBE/ODIHR”, tha ai. /j.p/