/ATSH/ Këshilli Politik për reformën zgjedhore do të zhvillojë sot mbledhjen e radhës në orën 17:00 tek Pallati Kongreseve.
Sa i takon rendit të ditës, bëhet e ditur se në tryezën e sotme janë përfshirë propozimet e palëve.
Konkretisht opozita jashtëparlamentare kërkon që të vijojnë diskutimet mbi teknologjinë dhe administratën zgjedhore.
Mazhoranca do të vijojë diskutimet mbi fushatën zgjedhore, çështjen e trajtimit të ankimimeve dhe çështjet e tjera të mbetura të hapura.
Ndërkohë opozita parlamentare kërkon vijimin e diskutimeve mbi sistemin zgjedhor.
Palët në këtë proces janë angazhuar për miratimin me konsensus të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor brenda datës 31 maj 2020./m.m/ /a.g/