ATSH – I. Vata/- Bashkia Durrës ka nisur punën për rehabilitimin e urës së Bojës e cila pas rrëshqitjes pësoi dëmtime të konsiderueshme.

Bashkia shprehet se ura e Bojës është nyjë e rëndësishme lidhëse që i shërben 15 mijë banorëve të kësaj zone.

“Filloi rehabilitimi i urës së Bojës e cila si pasojë e rrëshqitjes kishte pësuar dëmtime serioze dhe kalohej me mjaft vështirësi. Kjo urë është mjaft e rëndësishme për njësinë administrative Sukth pasi lidh fshatrat e Hamallaj, Hidrovor, Perlat dhe Rrushkull”, shprehet bashkia.

Po ashtu, në njoftimin e bashkisë Durrës thuhet se, “punimet që po kryhen përfshijnë një sipërfaqe 1 000 m2 që do të rehabilitojnë urën si dhe një pjesë të segmentit rrugor që lidhet me të. Po kështu do të vendosen edhe barrierat mbrojtëse e sinjalistika përkatëse”. /a.a/