ATSH/ Respektimi i protokolleve të sigurisë shëndetësore nga të gjitha strukturat hoteliere në vend, mbetet një kusht shumë i rëndësishëm sidomos tani me nisjen e sezonit veror.
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi solli sot shembullin e një hoteli në kryeqytet, një investim i ri që po përgatitet për të pritur pushuesit e parë duke respektuar protokollet shëndetësore.
“Arte Botique Hotel një investim i ri, i cili po përgatitet për të pritur pushuesit e parë duke respektuar protokollet shëndetësore”, tha Klosi.
Nga data 1 Qershor plazhet do të jenë të hapura, nën masa të sigurisë, sipas një plani i cili përfshin gjithë vijën bregdetare, si një zonë e sigurt.
Plazhet sipas zonave të miratuara do jenë të përcaktuara me autorizime të posaçme nga një Autoritet i Përkohshëm që është ngritur për këtë periudhë dhe do të administrojë lejet për vendosje të pajisjeve të plazhit nëpërmjet një aplikimi online dhe një protokolli të veçante për të siguruar ruajtjen e distancave dhe kushtet higjeno-sanitare në plazhe.
/m.m/ /a.g/