TIRANË, 3 Qershor /ATSH/- “Kemi treguar si askush më parë dashurinë për vlerat e këtij vendi dhe kujdesin e shtetit kur trashëgimia kulturore është e vërtetë, jo shpikje e fantazisë politike siç ishte godina e pseudoteatrit…”, tha sot kryeministri Edi Rama duke përcjellë pamje të banesës së Pajtim Halimit në Korçë, monument kulture i kategorisë së parë, para dhe pas restaurimit.
“Shumë faleminderit për këtë që kanë bërë. Me të thënë me të bërë. SOt e 37 vite nuk na kishte ardhur kush. Shtëpia na është bërë për bukuri, e jemi shumë të kënaqur dhe vazhdojmë të kënaqemi pasi na gjenden për çdo nevojë jetike. Ne jemi dy pensionistë e s’mund ta mirëmbajmë vetë këtë”,- u shpreh Alime Halimi.
ATSH