ATSH – I. Vata/- Ambasada e SHBA-së në Tiranë njofton qytetarët amerikanë në Shqipëri për mundësi udhëtimi me një fluturim charter nga Tirana në Frankfurt, që niset të premten, 1 maj, ora 12:00 dhe bileta kushton 199 Euro.
Ambasada Amerikane shprehet se ka marrë informacion mbi një fluturim charter nga Tirana në Frankfurt, që niset të premten, 1 maj, ora 12:00 dhe bileta kushton 199 Euro.
“Nëse jeni qytetar amerikan ose rezident ligjor i përhershëm dhe jeni të interesuar të merrni më shumë informacion mbi këtë fluturim, ju lutemi të nisni menjëherë një email në ACSTirana@state.gov”, shprehet ambasada. /j.p/