ATSH/ Bashkia e Gjirokastrës po vijon dezinfektimin e ambienteve të jashtme dhe të brendshme të shkollave, për t’i krijuar mundësi nxënësve që të kenë ambiente të sigurta kur të rikthehen në klasat e tyre.

Ditët e fundit punonjësit e bashkisë kanë kryer dezinfektimin e gjimnazit “Siri Shapllo”, në kuadër të përgatitjes të infrastrukturës arsimore, përpara fazës së procesit konsultues të Maturës Shtetërore.

Drejtoria e Arsimit në bashkinë Gjirokastër ka marrë të gjitha masat masat paraprake për plotësimin e kushteve higjeno-sanitare për këto institucione në kuadër të zbatimit të masave dhe parandalimit të virusit COVID-19.

Procesi i dezinfektimit do të vijojë edhe në shkollat e tjera në mënyrë që më 18 maj ato të jenë të pastra dhe të sigurta për të pritur nxënësit gjirokastritë./k.s/j.p/