ATSH – I. Vata/- UNDP Albania solli sot në vëmendje se Parku Kombëtar Detar Karaburun-Sazan mbush 10 vite si zona e parë dhe e vetme detare e mbrojtur në Shqipëri.

UNDP, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Turizmit dhe Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, po mbështet projektin “Përmirësimi i mbulimit dhe menaxhimit efektiv të Zonave të Mbrojtura Detare”, me mbështetjen financiare të Qeverisë Italiane, përmes AICS Tirana, dhe Global Environmental Facility (Global Environment Facility), i cili ka në fokus kryesor të sigurojë mbrojtjen afatgjatë të biodiversitetit detar dhe bregdetar në Shqipëri. /j.p/