ATSH-DPA/ – Rusia raportoi më shumë se 87 000 raste me koronavirus, rreth 2 500 më shumë se Kina, njoftuan sot mediet shtetërore.

Aktualisht, Rusia është është vendi i nëntë në botë ku janë regjistruar më shumë raste me koronavirus, nga të cilat SHBA, Spanja dhe Italia renditen në vendet e para.

Sipas statistikave zyrtare Kina mban vendin e dhjetë.

Numri i rasteve me koronavirus në Rusi është rritur në mënyrë eksponenciale dhe autoritetet kanë vendosur pjesën më të madhe të territorit në izolim. / /sara/