ATSH/-Rreth 2340 punonjës po përfitojnë pagën e luftës dhe bonusin prej 40 mijë lekësh akorduar nga qeveria si mbështetje individët që u prekën në punën e tyre për shkak të masave që qeveria po zbaton për të parandaluar përhapjen e infeksionit COVID-19.

Deputeti i Partisë Socialiste Alket Hyseni bëri të ditur në zonat Sarandë, Delvinë, Finiq, Konispol dhe Borsh janë shpërndarë deri tani mbi 2 mijë paketa ushqimore.

Ndërkohë, Hyseni bëri të ditur se janë 638 familje që trajtohen me ndihmë ekonomike në dyfishin e shumës.

“Për paketën e parë të qeverisë, që përfshinte biznesin e vogël, 931 subjekte dhe 1340 punonjës kanë marrë nga 26 mijë lekë në muaj. Ka përfunduar afati i aplikimeve dhe brenda kësaj jave përfundon shpërndarja e pagesave. Për paketën e dytë për bizneset dhe të punësuarit deri tani kanë aplikuar 554 subjekte dhe aprovuar mbi 1000 punonjës për t’u paguar me bonusin prej 40 mijë lekësh”, informoi deputeti socialis./a.gjonaj/j.p/