Ditën e sotme do të zhvillohet seanca e radhës plenare, ku në rendin e ditës do të jenë një sërë çështjesh.
Seanca do të fillojë në orën 10.00, ndërsa në rendin e ditës do të zhvillohet një interpelancë urgjente me kryeministrin e kërkuar nga një grup deputetësh.
Ndërkaq do të vijohet më tej me çështjet e tjera të caktuara në rendin e ditës, ku do të diskutohet për buxhetin e vitit 2021 dhe për barnat dhe shërbimin farmaceutik.
Kujtojmë që kryeministri Edi Rama dhe një delegacion nga Shqipëria do të jenë sot në Bruksel, për të raportuar para vendeve europiane për rrugëtimin e vendit tonë drejt BE-së.
Rendi i ditës
Në mbështetje të Urdhrit nr. 11, datë 26.2.2021 të Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, rendi i ditës është si më poshtë vijon:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 22.02.2021 (Neni 44, pika 2 e Rregullores)
2. Njoftime (Neni 44, pika 3 e Rregullores)
3. Interpelancë urgjente me Kryeministrin kërkuar nga grup deputetësh. (Neni 80 Kushtetutë neni 96 Rregullore Kuvendi)
4. Akt Normativ nr. 4, datë 5.2.2021 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 137/2020 “Për buxhetin e vitit 2021”. (Neni 78 dhe 101 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Dhënie mendimi komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit
5. Akt Normativ nr. 5, datë 12.02.2021 “Për disa shtesa në ligjin nr. 105/2014 “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik” të ndryshuar””. (Neni 78 dhe 101 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet komisioni përgjegjës për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë Dhënie mendimi komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit
6. Projektligji “Për miratimin e marrëveshjes, ndërmjet ministrisë së Financave dhe Ekonomisë si autoritet kontraktues dhe shoqërive “S2 Albania” shpk dhe “Rapiscan systems” INC “Për një ndryshim në marrëveshjen e konçensionit për financimin, ngritjen dhe operimin e shërbimit të skanimit të kontejnerëve e automjeteve të tjera në Republikën e Shqipërisë, miratuar me ligjin nr. 123/2013” të ndryshuar””. (Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit në parim, nen/nen, në tërësi
7. Projektvendim “Për zgjedhjen e kryetarit të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar”. (Kandidatura e z. Gaspër Marku) (Kandidatura e z. Leka Bungo) (Neni 78 i Kushtetutës, nenet 93 dhe 94 të ligjit nr 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar”, si dhe nenet 55 dhe 111 të Rregullores së Kuvendit)
Shprehet komisioni përgjegjës për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit
8. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (60’).