Ditën e sotme do të zhvillohet seanca e radhës plenare, ku në rendin e ditës do të jenë një sërë çështjesh.

Në rendin e ditës për t’u diskutuar janë disa projektligje si ai për Gardën e Republikës, për ndryshimin e emërtimeve të njësisë së qeverisjes vendore, shtesat në projektligjin për krijimin e agjencisë së Diasporës.

Rendi i ditës

Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 08.03.2021.

2. Njoftime.

3. Projektligj “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”.

4. Projektligj “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”.

5. Projektligj “Për ndryshimin e emërtimit të njësisë së qeverisjes vendore”.

6. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 115/2017 “Për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Diasporës”.

7. Dekret i Presidentit të Republikës, me nr. 11981, date 26.2..2021, “Për kthimin e ligjit nr. 15/2021

“Për disa ndryshime dhe shtesa ne ligjin nr. 59/2014 “Për karrierën ushtarake ne Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë””, të ndryshuar”.

8. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës