Një automjet është djegur gjatë mesnatës në Vlorës.

Top Channel ka mësuar se është djegur automjeti tip Ford me targa AA 218 EC i cili ka qenë i parkuar në oborrin e banesës në afërsi të ish fushës së druve në Vlorë.

Akoma nuk dihen shkaqet pse ka marrë zjarr makina, ndërkohë policia nuk ka një njoftim zyrtar mbi ngjarjen.

Kryefamiljarja ka treguar momentin e rënies së zjarrit tek makina e djalit të saj. Sipas saj, i biri sapo kishte mbërritur në banesë dhe kishte parkuar makinën, ndërkohë pas një ore është dëgjuar një zhurmë e madhe dhe makina është përfshirë nga flakët.

Së bashku me këtë ka marrë flakë dhe një tjetër makinë e cila ishte parkuar ne oborrin e banesës. Nuk dihet ende shkaku ndërkohë qe familjarët shprehen qe nuk kanë pasur asnjë konflikt apo diçka të tillë.

“Kjo makinë punon djali në Vlorë dhe punon taksi. Kur u ndez ishte ora 12 se ishte makina e djalit dhe dolën të rinjtë. Ai parkoi këtë dhe nxori tjetrën jashtë. Sapo u ngjit lart dhe u shtri në krevat, zhurma si bombë. I bëri hatanë djalit. Nuk kemi pasur konflikte, as djali nuk di të ketë pasur. Nëse e ka bërë ndonjë i lig, kështu i djegtë zemra”, tha nëna e djalit që i mori flakë makina.

Top Channel