SEUL, 16 qershor /ATSH-AFP/ – Ushtria koreano-veriore është plotësisht gati për të reaguar kundër Koresë së Jugut, konfirmuan sot mediet koreano-veriore.

Që prej fillimit të muajit, Pheniani ka shumëfishuar sulmet me vitriol kundër fqinjit, veçanërisht kundër dezertorëve koreano-veriorë, të cilët, që nga Jugu, dërgojnë në veri fletëpalosje propagande në të gjithë Zonën e Demilitarizuar (DMZ).

Javën e kaluar, regjimi koreano-verior njoftoi mbylljen e kanaleve të tij politike dhe ushtarake të komunikimit me Seulin.

Broshurat, të cilat shpesh janë të varura në balona që fluturojnë deri në territorin e Koresë së Veriut ose futen në shishe të lëshuara në një lumë mes dy vendeve, përmbajnë zakonisht kritika ndaj regjimit të Kim Jong Un për sa i përket të drejtave të njeriut apo ambicieve bërthamore të vendit komunist.

ATSH