ATSH-AFP/ – SHBA-ja regjistroi 1 225 të vdekur si pasojë e COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Kjo e çon në më shumë se 102 000 numrin total të viktimave në vendin më të prekur nga pandemia.

Që prej viktimës së parë nga COVID-19, të njoftuar në fund të shkurtit, SHBA-ja regjistron më shumë se 1,7 milionë raste, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Ekspertët, përfshirë dhe imunilogun, Anthony Fauci, këshilltar i Shtëpisë së Bardhë, pajtohen me faktin se këto bilance zyrtare janë më të ulëta se realiteti./