ATSH-ANSA/ – Kandidati demokrat amerikan për president, Joe Biden, i ka kërkuar rrjetit social Facebook të promovojë lajme të vërteta dhe të eliminojë menjëherë dezinformimin viral dhe reklamat e rreme zgjedhore.

Votuesit demokratë i kanë bërë një letër të hapur krijuesit të kompanisë, Mark Zuckerberg, por kompania u përgjigj duke refuzuar të ndryshojë qasjen e saj dhe duke kërkuar që duhet të jetë politika ajo që duhet të vendosë rregullat që duhen ndjekur.

Rrjeti social po kërkon rregulla të qarta, të aplikuara për të gjithë, përfshirë edhe ato për presidentin Donald Trump.

Propozohet gjithashtu që dy javë para votimit, të gjitha reklamat politike të jenë subjekt i kontrollit para se të publikohen.   /os/