ATSH-ANSA/ – SHBA nuk ka kërkuar bisedime me Korenë e Veriut për eliminimin e armëve bërthamore në gadishullin korean, deklaruan zyrtarë të administratës amerikane.
Nënsekretari i Departamentit amerikan të Shtetit, Stephen Biegun tha se kishte parë disa komente të medias koreano-veriore ku thuhej se Pheniani nuk ishte i gatshëm për bisedime.
”Kjo është pak e çuditshme sepse ne nuk kemi kërkuar bisedime me Korenë e Veriut”, theksoi ai.
Biegun, i cili është përgjegjës për marrëdhëniet me Korenë e Veriut, zhvilloi një takim me ministrin e Jashtëm të vendit, Kang Kyung-wha dhe të dërguarin për çështjen bërthamore, Lee Do-hoon, në Seul, 7 muaj më parë. /os/ a.jor.