/ATSH-DPA/ – Një kandidat demokrat në zgjedhjet e votimit të Senatit të Xhorxhia u parashikua fitues ndaj kundërshtarit të tij republikan, ndërsa kandidati tjetër demokrat ka një epërsi të kufizuar, pasi votat përfundimtare në shtetin jugor u numëruan sot herët.

Nëse të dy demokratët fitojnë, atëherë Senati do të ndahet 50-50 dhe do të jetë  zëvendëspresidentja Kamala Harris ajo që do të bëjë ndryshimin në një votim.

Demokrati Raphael Warnock konsiderua nga disa media amerikane si fitues kundër senatores republikane në detyrë, Kelly Loeffler.

Warnock, një i sapoardhur në politikë, i cili është një pastor në një kishë në Atlanta, ku predikonte udhëheqësi i të drejtave civile Martin Luther King Jr, kishte një epërsi prej 1% me pothuajse të gjitha votat e numëruara.

Warnock do të ishte personi i parë me ngjyrë që përfaqëson Xhorxhian në Senatin amerikan.

“Sonte kemi provuar se me shpresë, punë të palodhur dhe njerëzit përkrah nesh, gjithçka është e mundur”, u tha ai mbështetësve të tij në një fjalim në internet pak para se ai të shpallej fitues nga media./ /os/