NJU JORK, 19 qershor /ATSH-ANSA/ – Nju Jorku po përgatitet për hyrjen në fazën dytë të rihapjes, duke filluar nga 22 qershori, pasi ka qenë epiqendra e pandemisë në SHBA.

Ndërkohë, priten edhe njoftime të reja nga guvernatori i shtetit, Andrew Cuomo dhe kryetari i bashkisë, Bill de Blasio, ku sipas tyre restorantet, dyqanet dhe bizneset e tjera duhet të rifillojnë aktivitetet nën masa të forta higjieno-sanitare.

Florida dhe Teksasi janë tani epiqendrat e reja të pandemisë në SHBA.

Të dy shtetet në 24 orët e kaluara kanë regjistruar raste të reja infeksioni: 3 516 në Teksas, ku numri i të infektuarve kalon 100 000, dhe 3 207 në Florida, me një total prej gati 86 mijë infeksionesh.

Situatë kritike paraqitet edhe në Arizona dhe Luiziana.

ATSH