NJU JORK, 24 qershor /ATSH-ANSA/ – Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres shpreson se Izraeli do të heqë dorë nga planet e tij për të aneksuar pjesën e Bregut Perëndimor.

Guterres i konsideroi ato si ”shkelje shumë e rëndë e ligjit ndërkombëtar”.

Mediet izraelite raportojnë se për Guterres aneksimi do të ishte “shkatërrues” për rifillimin e negociatave dhe për zgjidhjen me dy shtete.

”I bëj thirrje Izraelit të braktisë planet e tij të aneksimit”, theksoi ai duke shpjeguar se këto veprime të Izraelit “kërcënojnë përpjekjet për të çuar përpara paqen në rajon”.

ATSH