ATSH-ANSA/ – Kryetarja e Dhomës amerikane të Përfaqësuesve, Nancy Pelosi ka emëruar nëntë menaxherë për fajësimin e Donald Trump.

”Shtatë nga këto anëtare janë gra, afro-amerikane dhe përfaqësues të LGBT”, deklaroi shefi i shtabit të kryetares Pelosi.

“Është detyra e tyre kushtetuese dhe patriotike të paraqesin fajësimin dhe largimin e presidentit. Do e bëjnë me vendosmërinë për të mbrojtur demokracinë tonë”, theksoi Pelosi shprehet në një shënim.

Nëntë menaxherët janë Jamie Raskin, Diana DeGette, David Cicilline, Joaquin Castro, Eric Swalwell, Ted Lieu, Stacey Plaskett, Joe Neguse dhe Madelein Dean. /os/