ATSH-DPA/ – Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo deklaroi se ishte i sigurt në vazhdimin e dialogut për të zgjidhur mosmarrëveshjen bërthamore me Korenë e Veriut.
Pompeo i bëri komentet pasi Përfaqësuesi Special i SHBA për Korenë e Veriut, Stephen Biegun përfundoi një udhëtim treditor në Seul për të diskutuar mbi denuklearizimin e Koresë së Veriut me zyrtarët e Koresë së Jugut.
Duke folur para gazetarëve, Pompeo tha se ”Uashingtoni mbetet i hapur për dialog për të zgjidhur mosmarrëveshjen bërthamore dhe propozoi mundësinë e një samiti midis vendeve”.
“Ne kemi shumë besim se mund të vazhdojmë ta mbajmë këtë bisedë, qoftë ajo në nivele samiti, ose nëse është e përshtatshme në aktivitete të tjera të dobishme për t’i sjellë përsëri palët pranë njëra-tjetrës”, shtoi Pompeo. /os/